Grumbullimi i Feta Fetai nga trajneri Sylvinho ndryshon planet e kombëtares U-21. Për sfidën ndaj Armenisë, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë mesfushorin Leandro Frroku.

Lojtari i Panathinaikos bashkohet me ekipin, duke u vendoset në urdhrat e trajnerit. Mesfushori me tipare mbrojtëse rikthehet me ngjyrat kuqezi pas një takimi të luajtur me skuadrën greke.

Frroku ishte pjesë e kombëtares së 21-vjeçarëve edhe në muajin Mars, duke luajtur në total rreth 50 minuta të shpërndara në dy sfidat me Finlandën dhe Zvicrën.

Kombëtarja Shpresa do të mbyllë përgatitjet të hënën për duelin ndaj Armenisë, që do të luhet më 15 Tetor në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00. Shpresat e kuqezinjve të vegjël për një vend në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe janë shuar, pasi në 9 takime janë koleksionuar 13 pikë.

Klan News