Gjatë mbrëmjes së të mërkurës janë regjistruar reshjet e dendura shiu në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Intensiteti i lartë i shiut ka sjellë probleme në fshatin Fishtë, ku nga raportimet në terren bëhet me dije se nga vërshimi i përrenjve janë bllokuar disa rruge.

Uji ka arritur disa centimetër duke bllokuar lëvizjen në zonë. Gjithashtu nga vërshimini përrenjve janë në rrezik edhe disa banesa. Shtabet e emergjencave civile ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.

Tv Klan