Tetovarët siguruan trofeun në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija u shpall për herë të katërt kampione e Maqedonisë së Veriut, duke e siguruar trofeun kur kanë mbetur edhe 4 javë nga kampionati. Skuadra e Ernest Gjokës u shkëput mjaftueshëm nga kundërshtarët me fitoren 3 – 1 ndaj Borec.

“Jam i lumtur pasi thamë atë që do bëjmë dhe bëmë atë që thamë”.

Një arritje që e kualifikon skuadrën tetovare në eliminatoret e Champions League. Një sezon të mirë edhe për ekipin tjetër shqiptar Shkupin që është në zonën e kupave të Europës dhe për Strugën debutuese në ligën e parë që ka ende shpresë për këtë objektiv.

Tv Klan