Dy shtëpi janë djegur nga zjarri i rënë në Bushat të Shkodrës këtë të premte. Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve duke vënë në rrezik edhe banesa të tjera.

Për të neutralizuar flakët u angazhuan zjarrfikëset dhe ekipet e emergjencave civile. Në ndihmë të punonjësve zjarrfikës ishin edhe banorët.

Situata mbetet problematike pasi nga flakët kanë shpërthyer edhe disa municione në një repart ushtarak, duke djegur një pjesë të tij. Edhe antenat televizive rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Flakët përpinë edhe malin e Taraboshit. Terreni i thyer malor dhe era e forte vështirësoi punën e ekipeve zjarrfikëse në izolimin e flakëve që rrezikoi banesat dhe bizneset aty afër. Një zjarrfikës rrezikoi jetën nga asfiksia. Ai u dërgua në spital ku jashtë rrezikut për jetën.

Probleme vërehen edhen në Orosh të Mirditës.

Zjarri pranë Kishës së Laçit, mbi kurorën e qytetit u  riaktivizua sërish dhe  forcat zjarrfikëse u angazhuan për  shuarjen e tij.

Në 24 orët e fundit në gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri, kryesisht në veri të vendit, disa prej të cilave janë ende aktive.  

Tv Klan