Policia  e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale I.h i cili pas një konflikti të çastit ka plagosur me thikë 50 – vjeçarin me iniciale B.G.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja ndodhi në lagjen Dërgut në Shkodër dhe policia po punon për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al