Shkoi për t’u argëtuar në vilën e miliarderit, por…

Posta

Shkoi për t’u argëtuar në vilën e miliarderit, por…

18:39 22/08/2019

Një festë në oborrin e vilës një miliarderi që shkoi keq dhe jeta e një modeleje të re që rrezikoi të pritet në mes.

Modelja 25-vjeçare serbe, Simona Andrejićc, është bërë kurban i një aventure. Muajin e kaluar sëbashku me disa miq dhe modele të tjera shkoi për tu argëtuar në një festë që kishte organizuar miliarderi vietnamez, Chinh Chu, në vilën e tij New York Westchester.

Modelja e re, e cila përfaqëson mes të tjerash marka të njohura si Calvin Klein dhe ishte paraqitur në kopertinat e shumë revistave, mbrëmjen e 17 Korrikut vendosi të përdorë edhe një zipline të vendosur në oborrin gjigant të vilës së miliarderit 53-vjeçar. Fatkeqësisht për të gjithçka shkoi keq dhe “fluturimi” mbi kavon e çeliktë përfundoi duke u përplasur me një pemë.

25-vjeçarja u plagos rëndë dhe u dërgua me shpejtësi në spital, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ende nuk arrin të ecë dhe është e detyruar të lëvizë me karrige me rrota.

Tashmë Andrejićc po përgatitet të përballet në gjykatë me miliarderin vietnamez, nga i cili do të kërkojë një dëmshpërblim të majmë për incidentin që e detyroi të përdorë karrigen me rrota./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi