Në mbyllje të procesit mësimor, shkolla Ahmet Gashi në Laprakë, vazhdon t’i ketë dyert hapura, këtë herë si qendër komunitare. Të rinjtë e kësaj zone mund të frekuentojnë palestrat për aktivitete sportive të ndryshme.

“Tani që kemi hapur 62 palestra, të kemi gjithashtu edhe një kampionat mes 62 skuadrave rinore. Në qoftë se i gjithë qyteti i Tiranës përfshihet nga kjo valë sportive, do të kemi një qytet shumë herë më të mirë nga ai që kemi sot”.

Kryebashkiaku apeloi që të rinjtë të regjistrohen në sporte, si një mënyrë për jetesë të shëndetshme.

“Ndoshta nga e gjithë Lapraka do spikasim 5-6 talente, por 60 të tjerët do mësojnë si të jenë qytetarë më të mirë të Tiranës. Për një kryetar bashkie, interesi më i madh është te këta të fundit, jo te sporti elitar, sepse pyetja është: A kemi qytetarë elitarë? E kemi në dorë vetë”.

Vënia e palestrave në funksion të komunitetit synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme.

Tv Klan