Ka shkuar në 1.5 milionë numri i qytetarëve të vaksinuar në Shqipëri me dozat e vaksinave kundër Covid-19.

Shifra është publikuar nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Kreu i qeverisë u ka bërë sërish apel qytetarëve që të vaksinohen. Muaji Shtator është lënë gjithashtu muaji i hapur i vaksinimit.

Ndërkohë, për studentët është vendosur vaksinim i detyrueshëm. /tvklan.al