7 viktima në Serbi nga koronavirusi

7 viktima në Serbi nga koronavirusi

19:15 26/03/2020

Nis ndërtimi i qendrave me mijëra shtretër për pacientët

Serbia ka shënuar tri viktima për një ditë nga Covid-19 duke e çuar numrin në 7 viktima të këtij virusi. Dy viktimat e para janë konfirmuar në mëngjes, kurse e treta pasdite.

Ekspertët serbë thonë se me rritjen e numrit të të infektuarve që tani është 457 persona pasi numrit I janë shtuar edhe 73 raste gjatë 24 orëeve, mund të vijë edhe rreziku më i madh. 

Dy javët e ardhshme janë të rëndësishme për Serbinë pasi piku i infeksioneve mund të arrihet atëherë. Qeveria është duke menduar që të ashpërsojë masat që pritet të vendosen ditët e ardhshme.

“Në këto momente na nevojitet një sjellje e çeliktë nëse duam ti bëjmë ballë kësaj dhe që në fund të Prillit apo në fillim të Majit, jo vetëm për shkak të motit, të rezistojmë më shumë se sa virusi”.

“Kemi menduar që masa të veçanta të marrim për zonat më të prekura. Beogradi është qyteti më i madh dhe paraqet një të pestën e banorëve dhe është më i banuari. Këtu masat duhet të jenë më të larta”.

Një konferencë të jashtëzakonshme e kanë paralajmëruar së shpejti Kryeministrja dhe Presidenti. Serbia ka filluar një testim më të gjerë të personave dhe janë duke u ndërtuar edhe disa qendra të tjera me mijëra shtretër në mënyrë që pacientët të izolohen nga personat e tjerë.

Ora policore vlen ende deri në orën 17:00, por edhe kjo gjë është duke u shqyrtuar. Tri zona konsiderohen më të rrezikuara në këtë shtet.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi