Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shkurtohet organika e bashkisë së Durrësit. Këto ditë në këtë bashki, ka mbërritur buxheti i ri për pagat dhe sigurimet shoqërore. Fondi për pagat ka ardhur rreth 12% më pak se ai i vitit 2000. Kjo do të thotë se në këtë bashki do të shkurtohen rreth 11 punonjës. Kjo shifër nuk ishte përcaktuar më parë në buxhet, por doli si rezultat i marrjes parasysh të rrogës mesatare të nëpunësve, rreth 10 mijë lekë të reja në muaj.

Kryebashkiaku i Durrësit Miri Hoti pohon, se 9 prej nëpunësve tashmë u është komunikuar largimi nga puna. Por shkurtime të punonjësve nuk do të kenë vetëm në bashki, por edhe në ndërmarrjet e gjelbërimit, të mjedisit, të kanalizimeve dhe në drejtorinë arsimore. Në fakt bashkia kishte kërkuar rritje të fondit të pagave, por kjo varet nga qeveria./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame