Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer në një banesë në Zall Bastar të Tiranës. Mësohet se eksplozivi ishte vendosur në dritaren e banesës së qytetarit me iniciale B.H. Nga shpërthimi pati dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Në vendngjarje shkoi policia, e cila nisi hetimet për të zbardhur këtë rast dhe për të arrestuar autorin. Pas disa orësh, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Ai është një 60-vjeçar me iniciale P.H.

Nga kontrolli në banesën e këtij të fundit, u sekuestruan 20 metra fitil zjarrpërcjellës, një detonator dhe 3 kallëpe tritol.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. /tvklan.al