Një shpërthim masiv u pa mbrëmjen e së shtunës në Bejrut të Libanit, pak kohë pasi Izraeli paralajmëroi njerëzit në rrethinat jugore të qytetit që të evakuoheshin.

Sipas asaj që raporton BBC, në kryeqytetin libanez janë të dëgjuar të paktën 6 shpërthime. Një prej tyre siç tregojnë edhe imazhet është i përmasave të mëdha.

Shpërthimet vijnë pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli gjatë gjithë ditës në Bejrut. Edhe Hezbollahu ka lëshuar me dhjetëra raketa në veri të Izraelit.

Dy figura të rëndësishme të Hamasit u vranë gjatë kësaj të shtune në veri të Libanit./tvklan.al