Mijëra britanikë dolën në rrugët e Londrës këtë të shtunë për të kërkuar një armëpushim në Gaza, por përballë njëri-tjetrit u vunë mbështetësit e Izraelit me ata pro Palestinës. U desh ndërhyrja e policisë për të mos lejuar përplasjet.

Edhe në Berlin pati një protestë në mbështetje të Izraelit dhe kundër antisemitizmit në prag të përvjetorit të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Një grup i vogël mbështetësh të Palestinës u ndaluan me forcë nga policia për të evituar incidentet.

Shiu nuk i ndaloi rreth 10 mijë mbështetës pro palestinezë që këtë të shtunë dolën në rrugët e Romës për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe Liban. Më shumë se 1500 forca policore ndalën marshimin për në qendër të qytetit pas një urdhri të Ministrisë së Brendshme italiane.

Në Paris gjithashtu ishin të shumtë mbështetësit e Palestinës që kërkuan fundin e luftës në Gaza. Presidenti Macron njoftoi këtë të shtunë se ka kërkuar ndërprerjen e furnizimit me armë të Izraelit.

Mbështetje për Palestinën pati edhe në Afrikën e Jugut ku mijëra qytetarë dolën në rrugët e Cape Town.

Ndërsa kryeqytetin Manila të Filipineve protestuesit në mbështetje të Palestinës u përplasën me policinë pasi u ndaluan të mblidheshin përpara Ambasadës Amerikane.

Pas sulmit të Hamasit në 7 tetor të vitit të kaluar që u mori jetën 1200 personave, Izraeli nisi një ofensivë në Gaza që deri tani numëron mbi 41 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 97 mijë të plagosur.

Tv Klan