
Shqipëria eliminohet në botërorin e taekundosë
19:45 02/06/2023
Jurido Cani u mund në ndeshjen e dyte
Jurido Cani mbylli përfaqësimin e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të taekundosë që po zhvillohet në Baku. Sportisti i peshës deri 63 kilogramë kaloi me sukses sfidën e parë, duke mundur australianin Samërfilld.
Cani u eliminua në takimin e dytë nga tajlandezi Tubtimdang, i cili shkoi deri në finalen e turneut. Më herët zhvilluan ndeshjet e tyre Ernest Merdanaj dhe Egers Aliu.
Tv Klan