Partia Demokratike ka prezantuar sot sloganin për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit 2021.

“Shqipëria fiton” është slogani i zgjedhur nga PD për këto zgjedhje. Sot partia më e madhe opozitare ka nisur dhe shpalosjen e programit qeverisës.

Ky prezantim ka nisur nga ekonomia, si në nga shtyllat më të rëndësishme për qeverisjen e një vendi. Ishte ish-deputetja Jorida Tabaku, e cila tha se me programin e PD “Shqipëria fiton”.

Në ditët në vijim pritet prezantimi i programit për fusha të tjera të qeverisjes./tvklan.al