Nuk po xhirohet një film, por videoklipi i këngës “Shqipëria ime” që do të çel siparin e Festivalit Folklorik për fëmijë në Gjirokastër. Pa dashur tu zbulojmë më shumë seç duhet, kamera e Televizonit Klan, inkuadroi vetëm disa nga momentet e xhirimeve në shtëpinë e Sali Shijakut në kryeqytet. Organizatorët na rrëfyen se Tirana është qyteti i fundit ku po filmohet, pas një muaj rrugëtim nga Veriu në Jug.

Monika Lubonja:

“Tani jemi në momentet e fundit, këtu në Tiranë mbyllim ditën e fundit të xhirimeve, kemi gati një muaj që xhirojmë nga Jugu në Veri me fëmijët, ku ata përveç traditës kanë parë dhe vendet e tyre turistike. Është një videoklip që është bërë enkas për Festivalin Folklorik që do të zhvillohet në Gjirokastër në datën 27 Maj, kënga quhet Shqipëria ime është një këngë ku përmes kostumeve popullore ku përmes zërit, të tyre valleve traditave në do ti sjellim jashtëzakonisht bukur me fëmijët tanë në këtë videoklip.”

Gjithçka do të jetë gati në 27 Maj. Festivali Folklorik do të mirëpres 400 fëmijë në Gjirokastër.

Ë

shtë një sipërmarrje jashtëzakonisht e madhe një punë gjigande duke filluar që nga kostumet që nga vallet këngët me një përkushtim jashtëzakonisht të madh jo vetëm nga ana jonë por nga të gjithë rrethet. Janë gati 19 trupa duke përfshirë edhe Kosovën, është një punë  jashtëzakonisht e madhe. Unë mendoj se do të jetë një festë ku këta fëmijë do të thonë shumë.”

Xhirimet e këtij videoklipi ju kanë dhënë Fëmijëve të Qendrës Kombëtare Kulturore, mundësinë për të parë jo vetëm shumë zona turistike të Shqipërisë, por edhe shtëpitë muzeale, ndërsa janë njohur me kulturën dhe traditat e çdo treve ku janë ndalur.

/Tv Klan