Shqipëria, Mali i Zi, Norvegjia dhe Ukraina kanë shprehur gatishmërinë që të negociojnë politikën e tyre kombëtare për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë.

Vendi ynë dhe tre shtetet e sipërpërmendura u bashkuan me vendimin që të zgjeronin sanksionet e tyre. Lajmi është bërë i ditur nga zyra mediatike e Këshillit të BE-së.

“Vendet kandidate Mali i Zi dhe Shqipëria, Norvegjia anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane, si dhe Ukraina, kanë rënë dakord”

, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.

Nga ana e saj, Bashkimi Europian ka mirëpritur këtë angazhim. Më parë, drejtuesit e BE-së ranë dakord që të zgjasin sanksionet kundër Rusisë për 6 muaj të tjerë.

Vendimi i Shqipërisë, Ukrainës, Malit të Zi dhe Norvegjisë për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë, vjen në kuadër të veprimeve që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

/tvklan.al