Juirdo Cani ngriti flamurin shqiptar në kampionatin ballkanik të taekwondo të mbajtur pak ditë më parë në Rumani. I riu i klubit Tirana që përfaqësonte ngjyrat e kombëtares shqiptare, i fitoi bindshëm të 4 ndeshjet e tij me kundërshtarë që nuk ishin të lehtë

Fitimi i katër dueleve, teknika e përdorur dhe sjellja e tij në tapet, i dhanë Canit edhe trofeun e sportistit më të mirë të kampionatit ballkanik.

Pasi ka marrë një mori medaljesh në aktivitete të ndryshme rezultati në ballkaniadë ishte i pritshëm për trajnerin e tij.

Aiden Bajrami dhe Orseld Shkalla të palestrës së taekwondo të klubit Tirana morën medalje bronxi.

Tv Klan