Vëllazërore me Kosovën më 11 Nëntor



Vëllazërore me Kosovën më 11 Nëntor

10:22 28/10/2020

Sfida me Dardanët do të luhet në Elbasan Arena

Një vëllazërore më 11 Nëntor në Elbasan Arena. Shqipëria dhe Kosova do të luajnë takimin përpara sfidave të Ligës së Kombeve.

Miqësorja zëvendësoi atë me Gjibraltarin që u anulua për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë Covid-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.

Kuqezinjtë dhe Dardanët vijnë nga një situatë jo e mirë në takimet e fundit që solli edhe zbritjen në renditje dhe një takim i tillë do të ndihmojë për të korrigjuar problemet e shfaqura pas rinisjes së futbollit.

Vëllazërorja e fundit u zhvillua më 29 Maj të 2018 në Zyrih ku Kosova fitoi 3 – 0. Shqipëria pas këtij takimi do të luajë për Ligën e Kombeve në shtëpi ndaj Kazakistanit më 15 Nëntor dhe me Bjellorusinë më 18 Nëntor.

Tv Klan




Të ngjashme