Vendi i tretë dhe fitorja me Andorrën

Vendi i tretë në grupin eliminator të Botërorit dhe fitorja minimale ndaj Andorrës nuk i ka shërbyer kombëtares shqiptare për të ngjitur shkallë në renditjen e FIFA-s.

Në publikimin e bërë së fundmi nga organi më i lartë i futbollit botëror, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja zbresin me tre pozicione, teksa gjenden në vendin e 66-të në botë. Kombëtarja jonë lë pas Maqedoninë e Veriut, përfaqësuese e cila siguroi raundin plej-off të Botërorit të Katarit 2022.

Ngjitje pësoi Kosova. Dardanët morën një barazim 1-1 në Athinë përballë Greqisë, çka duket se ka shërbyer si ashensor, ku tani e shikon veten në vendin e 111, dy më lart se një muaj më parë.

Renditja e kombëtareve më të mira në botë vijon të kryesohet nga Belgjika, ndjekur më pas nga Brazili dhe Franca. Anglia, Argjentina, Italia, Spanja, Portugalia, Danimarka dhe Holanda plotësojnë 10 vendet e para të renditjes së FIFA-s.

Klan News