Rama: Dua të jem kryeministër i gjithë shqiptarëve. Fitorja më e madhe që nga ‘92-shi, nëse bashkojmë forcat me PD-në kjo dekadë do të hyjë në historinë e Shqipërisë




Rama: Dua të jem kryeministër i gjithë shqiptarëve. Fitorja më e madhe që nga ‘92-shi, nëse bashkojmë forcat me PD-në kjo dekadë do të hyjë në historinë e Shqipërisë

18:12 27/04/2021

Siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama zyrtarizoi fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit në një aktivitet në sheshin ‘Skënderbej’. Kreu i qeverisë tha gjatë fjalës së tij se fitorja në zgjedhjet e 25 Prillit ka thyer rekordin e vetë selisë rozë. Po ashtu ai i shtriu dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike ndërsa theksoi se nëse bashkohen forcat kjo dekadë ka për të qenë dekada ku Shqipëria do të hyjë në histori.  

Zgjedhjet, Rama: Fitorja më e madhe dhe më e bukur, kemi thyer rekordin tonë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e fitores në sheshin ‘Skënderbej’. Rezultatin e 25 Prillit ai e konsideron si më të vështirin dhe më të bukurin për PS-në. Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se duke marrë parasysh edhe fletët e pavlefshme, PS-ja ka thyer rekordin e zgjedhjeve të mëparshme.

“Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme të atyre që kanë zgjedhur 12, por kanë gabuar me shenjën e preferencës ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonsëm, me fuqinë e jashtëzakonshme të ambicies për Shqipërinë dhe të një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend. Urime, urime, urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju këtu dhe kudo. Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë e djalë, grua e burrë që u angazhua si patronazhist, koordinator, drejtues në këtë fushatë spektakolare dhe që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë. Kampione në fuqi, kampione përsëri! Por, më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që me urtësinë, vendosmërinë dhe votën e tyre kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi. Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore, fitoi besimi ynë se ky vend bëhet dhe bindja jonë se është misioni ynë ta bëjmë këtë vend. Fitoi pakënaqësia jonë me gjërat që nuk shkojnë si një shtysë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e vendit duke punuar më fort, jo duke u ankuar më shumë. Fitoi durimi ynë i kalitur në vështirësi të mëdha dhe gatishmëria jonë për të derdhur djersë më shumë se të gjithë të tjerët bashkë. Fitoi forca më e madhe demokratike, qytetare, politike që shqiptarët kanë krijuar ndonjëherë për Shqipërinë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Gëzuar fitoren sepse është e gjitha e juaja”, tha Rama.

Fjalët prekëse të kryeministrit për nënën e ndjerë: Fitorja ime e parë në mungesën e Anetës, uroj të jetë krenare për mua

Në fjalën e tij të fitores, kryeministri Edi Rama tha se kjo ishte hera e parë që fitonte pa prezencën e njeriut të tij më të dashur, nënës së tij Aneta Rama.

“Mos e harroni kurrë, asnjëherë më tutje, se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi përpara. Është një fitore e madhe dhe e bukur që duhet ta meritojmë duke e bërë natën ditë me punë të palodhur për Shqipërinë dhe me përkushtim të paepur për shqiptarët, kudo ku janë, me përulësi dhe respekt ndaj kujtdo pavarësisht se për kë ka votuar apo për çfarëdo arsye që nuk ka votuar. Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte dhe me përkujdesjen e paepur. Dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe që shpresoj se tani po më sheh nga atje lart, nëna ime Aneta. Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pafund për ju të gjithë që për kaq shumë vite më besuat pa u lëkundur, më ndoqët pa u lodhur, më mbështetët pa pushuar dhe sot sëbashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve më dhatë privilegjin e jashtëzakonshëm që t’ju udhëheq edhe për 4 vite të tjera drejt majës ku do të vazhdojmë të ngjitemi me bekimin bujar të popullit sovran të Shqipërisë”, tha Rama.

Rama: Dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, i shtrij dorën e bashkëpunimit PD-së

Ndër të tjera, Edi Rama tha se do që të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ai shtriu dorën për bashkëpunim Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se do që të jetë kryeministër i socialistëve dhe i demokratëve bashkë.

“Partia Demokratike bëri fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se të gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë eksesi tradicional, apo mospajtimi tradicional me realitetin e humbjes, gjërat që e dëmtuan dhe e dëmtojnë forcën e tyre politike në radhe të parë, demokratët ishin kundërshtarë jo aq të lehtë këtë herë, që meritojnë respektin tonë për përpjekjen serioze për ta arritur  të paarritshëm dot për ta. U them atyre sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë sesa mund bënin normalisht, sepse të mundësh Partinë Socialiste është po aq e pamundur sa mundësh Milanin e Sacchit, Interin e Mourinhos, apo Barcelonën e Guardiolës. Nuk po flas për Juventusin, se ky nuk ishte viti i juventinëve, por i socialistëve. Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: “Pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëhet dot çfarë deshe, por bërë gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm i kësaj humbjeje aspak turpëruese thjesht e zvogëlon çdo orë që kalon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mundi të arrinte të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje, si Partia Socialiste e Shqipërisë.  Miq demokratë, ne jemi më të mirët. Ju jeni më të mirët pas nesh! Ky është fat dhe fatet pranohen nuk luftohen. Nuk më takon mua dhe nuk është as përgjegjësia, as e drejta jonë, të vendosim se si do ta lexoni ju rezultatin tuaj dhe çfarë qëndrimi do të mbani në udhëheqjen tuaj. E thënë me troç, do të jetë apo jo Lulzim Basha ai që do të drejtojë Partinë Demokratike, në katër vitet e ardhshme, kjo është ekskluzivisht puna juaj, por me apo pa Lulzim Bashën ne e kemi shumë të qartë se opozita jonë e vetme është Partia Demokratike dhe fitorja jonë e madhe, e qartë dhe e thellë, nuk na e bën më të vogël, por më të madh, detyrimin që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim, apo kufizim, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve”, tha Rama.

Rama mesazh ndaj Bashës: Pranoje humbjen me dinjitet

Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama pati edhe një mesazh për Bashën. Ai i bëri thirrje që të pranojë humbjen me dinjitet.

Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: “Pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëhet dot çfarë deshe, por bërë gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm i kësaj humbjeje aspak turpëruese thjesht e zvogëlon çdo orë që kalon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mundi të arrinte të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje, si Partia Socialiste e Shqipërisë.  Miq demokratë, ne jemi më të mirët. Ju jeni më të mirët pas nesh! Ky është fat dhe fatet pranohen nuk luftohen. Nuk më takon mua dhe nuk është as përgjegjësia, as e drejta jonë, të vendosim se si do ta lexoni ju rezultatin tuaj dhe çfarë qëndrimi do të mbani në udhëheqjen tuaj. E thënë me troç, do të jetë apo jo Lulzim Basha ai që do të drejtojë Partinë Demokratike, në katër vitet e ardhshme, kjo është ekskluzivisht puna juaj, por me apo pa Lulzim Bashën ne e kemi shumë të qartë se opozita jonë e vetme është Partia Demokratike dhe fitorja jonë e madhe, e qartë dhe e thellë, nuk na e bën më të vogël, por më të madh, detyrimin që t’i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim, apo kufizim, partisë demokratike të Shqipërisë. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve”, tha Rama.

Rama: Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre

Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama nuk la pas edhe ironitë me partinë më të madhe opozitare, PD-në dhe Lulzim Bashën. Ai tha se ata bënë fushatën “më të mirë në historinë e humbjeve të tyre”.

“Partia Demokratike bëri fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se të gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë eksesi tradicional, apo mospajtimi tradicional me realitetin e humbjes, gjërat që e dëmtuan dhe e dëmtojnë forcën e tyre politike në radhe të parë, demokratët ishin kundërshtarë jo aq të lehtë këtë herë, që meritojnë respektin tonë për përpjekjen serioze për ta arritur  të paarritshëm dot për ta. U them atyre sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë sesa mund bënin normalisht, sepse të mundësh Partinë Socialiste është po aq e pamundur sa mundësh Milanin e Sacchit, Interin e Mourinhos, apo Barcelonën e Guardiolës. Nuk po flas për Juventusin, se ky nuk ishte viti i juventinëve, por i socialistëve“, tha Rama

Rama: Kush janë 2 ndasitë e mëdha mes shqiptarëve. Është koha për bashkim, “Shqipëria është një, nga jugu në veri”

Në fjalën e tij të fitores, Kryeministri Edi Eama ftoi Partinë Demokratike që të bashkohen dhe të dalin përtej dy ndasive historike që kanë vazhduar ndër vite ta ndajnë të rrëshqitshme tokën nën këmbët e Shqipërisë dhe duke e penguar atë që të ecë përpara.

“Mandati i tretë është mandati më i fortë që një shumicë qeverisëse ka pasur ndonjëherë që prej vitit 1992. Ne do ta realizojmë këtë megaprojekt me të gjithë energjinë e jashtëzakonshme që shumica dërrmuese e zgjedhësve sapo na e ka thënë. Por nëse arrijmë t’i bashkojmë forcat me PD, për të gjitha qëllimet dhe objektive që nuk na ndajnë, por na bashkojnë kjo dekadë do të hyjë në histori jo vetëm për çfarë bëmë për Shqipërinë, por edhe çfarë nuk vazhduam të bëjmë, kundër interesit të saj dhe qytetarëve të këtij vendi pa dallim. Dy ndasitë e mëdha që vazhdojnë të na ndajnë të rrëshqitshme tokën nën këmbët e Shqipërisë, që ka ecur shumë përpara, por kurrsesi aq sa mund të kishte ecur, pa këto dy ndasi, janë tmerrësisht të vështira për t’u kapërcyer.

Por po kaq e tmerrshme është që të mos përpiqemi për t’i kapërcyer dhe t’ia lemë peshqesh gjeneratës tjetër, bashkë me stafetën tonë. E para është ndasia e hapur qysh në luftën botërore, komunistë dhe nacionalistë. E thelluar si s’ka më zi gjatë dekadave të diktaturës enveriste dhe e trashëguar prej komunizmit si mallkim që na ndjek nga pas, duke i përçarë shqiptarët, deri në fshatin më të largët përmes një thike. Në radhë të parë janë shqiptarë. Unë kam lindur shqiptar nuk kam lindur socialist. Dhe për mua demokratët në radhë të parë janë shqiptarë, pastaj janë dhe demokratë. Prandaj nuk ka ku rri, e keqja e madhe që flasim shqip me njëri tjetrin sikur jemi dy palë armiqsh, të dalë nga i njëjti bark dhe të kujtohemi për përkatësinë e njëjtë, nga ai bark vetëm kur ndonjëri nga ne ka vdekur.

E pra ndasia e tmerrshme, mallkimi i të shkuarës nuk na kanë lejuar kurrë, tash 30 vjet që në skenën e politike t’i kemi të shumta, në tërë ato ditë të panumërta që kemi ndarë së bashku. Ato ditë kur jemi së pari njerëz e shqiptarë, në të gjallë, veç në ditët e zeza kemi mundur të harrojmë për një çast se nëna nuk na ka bërë me fanellë partie.

Ndasia tjetër është ajo që duket edhe sot në hartën elektorale. Mjafton të dallosh ngjyrat. Një ndasi e kuptueshme për Shqipërinë e kahershme të principatave dhe lëngatave. E mbuluar si dielli nga shosha në Shqipërinë komuniste dhe e ushqyer pabesisht, poshtërsisht, politikisht në Shqipërinë e re demokratike, krejt pavarësisht nga fakti se kur nuk jemi socialistë apo demokratë, por shqiptarë e thërrasim të gjithë me krenari atë vargun “Shqipëria është një, nga jugu në veri”.

Kjo është fiks ora për t’ia shtrirë dorën PD-së duke ia bërë të qartë për të gjithë, që mandatin e tretë dua t’ia kushtojmë bashkimit, jo ndasive”, tha Rama.

Rama zbulon pse mungoi Zaho në festën te sheshi “Skënderbej”

Në fjalimin e tij të fitores, Edi Rama i kushtoi një falenderim të veçantë shqiptarëve për përkrahjen e tyre. Ky falenderim u ndoq nga një zotim i kryeministrit për t’iu gjendur pranë atyre, siç bënë ata me të kur ai pati më shumë nevojë.

“Juve që jeni këtu me mua sot, juve që na ndiqni nga ekranet, Shqipëri, Kosovë apo emigracion dhe gjithë ju të tjerëve, shqiptarë e shqiptare që s’jeni të lidhur direkt me ne tani, por që ishit me mua dhe për mua aty ku më shumë kishte rëndësi, përpara kutisë së votimit, të Dielën e fitores sonë të përbashkët. Siç ishit ju aty për mua, ditën që iu thirra për votën, do të jem unë aty për ju ku do të duhem, kurdo që do të duhem, në çdo ditë e natë të katër viteve në vijim.”

Rama i kushtoi një falenderim të veçantë bashkëshortes së tij, Linda Rama, duke e konsideruar atë “opozitën që nuk e mund dot’.

“Një falenderim të veçantë për gjysmën time më të mirë dhe të vetmen opozitë që nuk e mund dot, por kënaqem kur kam barazimin, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahos, nënën krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është guri që na mbledh, burimi që na ushqen dhe drita që na energjizon ne të katërve. Grua, shumë faleminderit! Faleminderit edhe Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke, që nuk keni asnjë lidhje me fodullëkun dhe me llastimin dhe që asnjëherë nuk i keni bezdisur apo nxehur njerëzit si disa fëmijë kryeministrash lart e poshtë, këtu e gjetkë, me mënyrën tuaj të jetesës. Jam shumë krenar për të dy ju dhe uroj t’iu bëj krenar gjithnjë, me punën time sot dhe me ndihmën e Zotit dhe me gjurmën e punës time nesër.

Ndërsa për më të voglin, Zahon, kryeministri me humor tha se ai nuk ndodhej në shesh sepse “nuk arrin dot të pajtohet me faktin që unë i mora të gjitha votat, kurse ai s’mori asnjë votë megjithëse bëri fushatë në Vlorë.”

Tani, le të mbetet këtu mes nesh, këtu me miq që jemi në shesh, por Zaho nuk erdhi se është pak i mërzitur. Zaho nuk arrin dot të pajtohet me faktin që unë i mora të gjitha votat, kurse ai s’mori asnjë votë megjithëse bëri fushatë në Vlorë. Tani është detyra e familjes tonë t’ia mësojmë me durim pse s’duhet të mërzitet nga kjo puna e votave. Por përtej shakasë, është detyra jonë, e familjes sonë të madhe socialiste progresiste dhe e imja personalisht në radhë të parë, që me fjalët dhe me sjelljen tonë të mos i bëjmë të ndjehen edhe më keq se ç’ndjehen natyrshëm nga humbja e thellë, rivalët tanë demokratë.”/tvklan.al





Të ngjashme