Përdorimi pa kriter i antibiotikeve është sot, problemi më i madh në nivel global, e ndërsa për shqiptarët duket më i theksuar. Mjekët infeksionistë, ngrenë shqetësim, që antibiotikët jepen nga mjekët e familjes në masë, ndërsa shpesh ata merren në kundërshtim me ligjin edhe nga vetë pacientet pa recetë mjekësore.

“Antibiotikët merren pa recetë. Përdorimi pa kriter i antibiotikëve bën të mundur që të mos kemi një rezultat që ne duam në momente të caktuara të jetës së një personi”.

Ambientet spitalore janë një tjetër vend ky, çdo kush merr antibiotik edhe nëpërmjet ajrit.

“Rrjedhimisht krijohen shtanet rezistente. Këto shtane rezistente janë shumë më problematike për t’u kuruar”.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit publik, ngrejnë një tjetër shqetësim. Atë të marrjes së antibiotikeve nëpërmjet ushqimeve që konsumojmë.

“80% e antibiotikëve përdoren në veterinari dhe 20% në popullatën humane”.

Nisur nga kjo situatë ekspertet e shëndetësisë apelojnë që të mos përdoren antibiotik kur nuk është e nevojshme dhe pa bërë antibiogramën nga ana e mjekëve.

Tv Klan