Klodjan F., i akuzuar për vrasje në Austri, është rikthyer në skenën e krimit 5 muaj nga ngjarja e rëndë.

Por kësaj radhe ka qenë i prangosur dhe i rrethuar nga policë e hetues. Për rreth 1 orë, 31-vjeçari shqiptar iu përgjigj pyetjeve të prokurorit në prani edhe të avokatit, për të ndërtuar dinamikën e krimit. Ishte data 4 Qershor kur Klodjan H. vrau me armë një 46-vjeçar boshnjak dhe plagosi djalin e tij 24-vjeçar.

Ngjarja ndodhi përpara një restoranti në Salzburg të Austrisë. Forca të shumta policore ishin sot në vendngjarje dhe kishin rrethuar zonën. Klodjan F. dhe një 34-vjeçar shqiptar, ky i fundit i dyshuar si bashkëpunëtor, po u tregonin hetuesve dinamikën e krimit. Motivet e ngjarjes janë të paqarta.

Klodjan F. u arrestua në një lokal në Dusseldorf të Gjermanisë 20 ditë pas vrasjes. Ndërsa në muajin Shtator, ai u ekstradua në Austri ku po përballet me procesin penal ndaj tij. /tvklan.al