Arijon Ibrahimovic e ardhmja e gjermanëve, spikati me ekipin U-16

Ndër fytyrat e reja që kanë filluar stërvitjen me Bayern Munich nën urdhërat e trajnerit, Julian Nagelsmann është edhe Ibrahimovic. Nuk bëhet fjalë për një goditje në merkato të minutës së fundit, apo ndonjë shaka.

Në fakt ky nuk është sulmuesi i Milanit, por një mesfushor premtues me origjinë shqiptare e që nuk ka asnjë lidhje me Zlatan. Bëhet fjalë për Arijon Ibrahimovic, një 15-vjeçar që po tërheq vëmendjen e të gjithëve. Ai ka debutuar në ekipin kombëtar gjerman U-16. 

Pasi luajti në ekipet e të rinjve të Nurembergut, ai u transferua te Bayern Munich në Verën e vitit 2018. Sezonin e kaluar ai spikati në ekipin nën 17 vjeç, duke shënuar gola dhe dhënë asist në nëntë ndeshje. 

Nagelsmann donte ta provonte duke shpresuar në shpërthimin e tij. Kontrata e tij me Bayern vazhdon deri në Qershor 2023. Ndoshta nga sezoni i ri, 15-vjeçari nuk do jetë pjesë e Bayern, por përfshirja e tij te gjigandët gjermanë do mbërrijë shpejt.

Klan News