Shtrirja e ilirëve në Ballkan

Shtrirja e ilirëve në Ballkan

07:20 04/03/2020

Arkeologët: Gjurmët e tyre janë gjetur në shumë shtete të rajonit

Iliria ka nxitur një numër të madh hulumtimesh shkencore në një kohë kur vetë ajo përbën sot një pikëpyetje në lidhje me identitetin në disa vende të Ballkanit, pikësëpari në Shqipëri.

Zbulimet e fundit arkeologjike, siç janë ato shqiptaro-franceze, shqiptaro-zvicerane, shqiptaro-italiane, nga veriu në jug të Shqipërisë, ndihmojnë për të sqaruar atë që mund të thuhet sot për lIirinë, si një temë studimi komplekse dhe e pasur.

Për këtë arsye, arkeologë francezë e shqiptarë u mblodhën në një konferencë ndërkombëtare me temë “Identiteti i ilirëve”. Ministria e Kulturës Elva Margariti, e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet, u shpreh se në këtë dekadë të re vëmendja më e madhe do t’i kushtohet vetëm arkeologjisë si një sektor i rëndësishëm i trashëgimisë.

Po ashtu edhe zbulimi i fundit i bërë në një qytezë të vogël në Bushat të Shkodrës, sipas Drejtorit të Institutit Arkeologjik, Luan Përzhita është një fakt i shtrirjes së popullit ilir në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca e organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Institutin e Arkeologjisë risolli edhe një herë në vëmendje debatin e nxehtë të shtrirjes së fiseve ilire dhe pikëpyetjen e madhe nëse ata ishin pasardhës së Pellazgëve.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi