Shtyhet afati i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Liderët e unionit i dhanë Londrës kohë deri më 31 Tetor, për zgjidhur mosmarrëveshjet për Brexitin.

Kryeministrja britanike Tereza Mei kërkoi fillimisht shtyrje të afatit deri më 30 Qershor, por Brukseli vendosi një afat edhe më të zgjeruar.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u bëri thirrje deputetëve britanikë të mos humbin më kohë, por t’i japin zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje.

Po ashtu, Londra duhet të përgatitet për zgjedhjet e Majit për Parlamentin Europian. Nëse vendos të mos marrë pjesë, Britania duhet të largohet më 1 Qershor pa marrëveshje.

Tv Klan