

Shuhet në aksident 36-vjeçari shqiptar në Itali
22:41 28/05/2022
Bolzano, Itali – Një 36-vjeçar shqiptar i cili jetonte në Appiano, humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur të premten.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, në një autostradë, pak kilometra nga Trentino.
Sipas mediave fqinje viktimë nga ky aksidenti mbeti Besmir Sadiku. Ai mësohet se udhëtonte me furgon kur u përplas me një kamion. Përplasja ishte aq e fortë, sa për shqiptarin nuk qe e mundur të bëhej asgjë për t’i shpëtuar jetën./tvklan.al