Drejtoria e Burgjeve transferoi pasditen e të martës, në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan, Emiljano Shullazin.

38 – vjeçari, që gjendej në burgun e sigurisë së lartë 302, në Tiranë, për një sërë akuzash. Tashmë, ai do të qëndrojë në sektorin “VIP” të burgut të Bradasheshit, që ka një siguri më të ulët dhe do të jetë i vetëm në qeli.

Është vendosur, që nga paraburgimi i 302 –shit, në rrugën “Mine Peza”, të tranferohen edhe dy bashkëpunëtorët e Shullazit.

Kështu, Blerim Shullazi do të qëndrojnë në paraburgimin “Jordan Misja”, ose siç njihet ndryshe “Burgu 313”.

Ndërsa Gilmado Dani është dërguar në burgun e Fushë – Krujës.

Drejtoria e Burgjeve nuk jep informacione, se cila ka qënë arsyeja e këtyre lëvizjeve, kjo për shkak të specifikës të kësaj çështje.

Nuk sqarohet nëse tranferimet janë bërë për shkak të mbipopullimit të “Burgut 302”, apo për shkaqe të tjera.

Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij u lanë në arrest me burg nga Gjykata për Krimet e Rënda një javë më parë.

Ata akuzohen për krijim të strukturuar kriminal, gjobëvënie, trafik ndërkombëtar të drogës, shkatërrim prone me eksploziv, si dhe përvetësim prone.

Tv Klan