Humbja e peshës është një udhëtim që mund të realizohet vetëm me një ndryshim të plotë të mënyrës së jetesës. Është e rëndësishme që të zvogëlohet marrja e kalorive dhe të kryhet aktivitet fizik.

Sipas ekspertëve mjaft e rëndësishme është edhe një gjumë i mirë gjatë natës dhe një pushim i plotë për të ndihmuar në humbjen e yndyrnave.

Siguroni që temperatura brenda dhomës të jetë e ulët

Ekspertët këshillojnë të flini në një dhomë të ftohtë sepse kjo ndihmon në djegien e yndyrnave dhe në humbjen e kilogramëve të panevojshëm.

Flini në një dhomë të errët

Ju duhet të flini në errësirë absolute sepse kjo iu ndihmon në humbjen e peshës. Për errësirë të plotë, fikja e dritave mund të mos jetë e vetmja gjë që duhet të bëni. Ju gjithashtu mund të mbyllni perdet për të bllokuar dritën që vjen nga dritarja. Një dhomë e errët ndihmon trupin tuaj të prodhojë melatonin, i cili është një hormon që nxit gjumin. Edhe një ekspozim i lehtë i dritës mund të pengojë prodhimin e melatoninës në trup. Melatoni gjithashtu ndikon në mënyrën e funksionimit të metabolizmit.

Konsumoni çaj jeshil para gjumit

Çaji jeshil ndihmon për një gjumë më të mirë, më tepër nga sa mund të mendoni. Çaji jeshil përmban një sërë elementësh që mund t’ju ndihmojnë të digjni yndyrën dhe përmirësoni metabolizmin.

Largoni telefonin

Në momentin kur keni një pajisje elektronike në dhomën tuaj të gjumit, aq më shumë do të shpërqëndroheni për të fjetur gjumë. Një gjumë jo i rehatshëm ndikon në aktivitetin tuaj gjatë ditës. Gjithashtu, drita blu që reflektohet nga telefonat mund të pengojë prodhimin e melatoninës në trup.

Flini herët

Teksa flini ju digjni kalori. Trupi juaj djeg më shumë kalori kur jeni në gjumë të thellë. Kështu një gjumë i rehatshëm është një kusht i domosdoshëm për djegien e kalorive. Kjo për shkak se truri juaj është më aktiv gjatë gjumit dhe përdor energji./tvklan.al