Përberësit:

200 gr kontrafileto gici

100 gr djathë tosti

50 gr kërpudha

Brokoli

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Rrahim me çekiç kontrafileton e gicit deri sa të hollohet. Pasi e rrahim, e mbushim me djathë tosti, kërpudha të prera në feta të holla, pak vaj ulliri, kripë, piper dhe e mbyllim mirë në mënyrë që mbushja të mos dalë jashtë. Në një tenxhere hedhim vaj për skuqje dhe e lemë të ngrohet. Në tre tasa vendosim miellë, vezë dhe bukë të grirë dhe kalojmë në to kotoletën e mbushur dhe më pas e skuqim në tenxheren me vaj.

Në një tjetër tenxhere vendosim brokoli që të ziejnë. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ullri skuqim kërpudhat me pak hudhër, majdanoz dhe trumzë. Pasi ziejnë për pak brokolin e vendosim në mikser, i shtojmë kripë, piper dhe pak gjalp dhe i bëjmë pure. Dekorojmë pjatën me purenë e brokolit, më pas vendosim kotoletën të prerë në dy pjesë dhe kërpudhat e skuqura.

/tvklan.al