Si votuan gjyqtarët për Dritan Dajtin – TV KLAN

Si votuan gjyqtarët për Dritan Dajtin

Nuk ka qenë unanim vendimi për të dënuar me 25 vjet heqje lirie Dritan Dajtin. Trupa gjykuese e përbërë nga 5 gjyqtarë të ardhur nga Gjykatat e Apelit në rrethe kanë dhënë vendimin për llogari të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Mes 5 anëtarëve, dy kanë qenë pjesërisht kundër dhe tre kanë qenë në favor të dënimit me 25 vjet heqje lirie, duke pranuar gjykimin e shkurtuar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda pak ditë më parë për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin u dha nga trupa gjykuese që përbëhej nga; Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë: Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Ndërsa pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë. Sipas vendimit, pro këtij vendimi kanë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ndërsa Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Më e qartë në vendim ka qenë gjyqtarja Lindita Hoxha, e cila përveç togfjalëshit pjesërisht dakord, ka bërë dhe shënimin lënien në fuqi të dënimit, për Dritan Dajtin, i cili më herët ka qenë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda 4 dënime me burgim të përjetshëm./abcnews.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione