Prej një jave tashmë mediat vijojnë të jetë të fokusuara tek ngjarja e njërit prej dëshmitarëve të tregtisë së armëve drejt Afganistanit, Kosta Trebickës i cili mbeti i vrarë. Sipas maxhorancës shkak i vdekjes ka qenë një aksident automobilistik, ndërkohë që opozita ngre pikëpyetje dhe e konsideron vrasje apo eliminim të kundërshtarit.  Pikërisht kjo ngjarje ka ngjallur debatin për rendin dhe sigurinë. Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Bujar Nishani ministër i Brendshëm, Ferdinand Xhaferri deputet i PD, Gramoz Ruci ish-ministër i Brendshëm dhe Saimir Tahiri përfaqësues i PS.

“Lidhur me këtë ngjarje është munduar të spekulohet shumë kundrejt opinionit publik. Ka pasur dy tablo që nga momenti i ngjarjes, njëra anë kanë qenë institucionet shtetërore që kanë qenë korrekte në përcjelljen e informacionit dhe nga ana tjetër ka qenë një reagim emocional i parakohshëm i opozitës. Ka një numër hapash që duhet të ndërmerren përpara se të identifikohet viktima. Dhënia e deklaratave politike pa marrë informacionin nga institucionet është emocional”, tha Nishani./tvklan.al

Të ftuar: Bujar Nishani ministër i Brendshëm, Ferdinand Xhaferri deputet i PD, Gramoz Ruci ish-ministër i Brendshëm dhe Saimir Tahiri përfaqësues i PS.