“Astrit Balluku nuk e ka vrarë Fatmir Musakun “– Kanë deklaruar sindikalistët përkrahës të Musakut përballë gazetarëve dhe se arma me të cilën është vrarë Musaku i përket Lubanit. Ylvi Tahiraj, sekretar koordinativ të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ka akuzuar për nxitjen e konfliktit edhe prefektin e Tiranës , Makbule Çeço.

” Por unë do të fajësoja në mënyrë të vaçantë Makbule Çeço, prefekte, për çeshtjen tonë se ajo ka qënë në ndikimin e miqve që ajo ka si Lubani dhe jo mike e drejtësisë për të cilën shteti duhet të luftojë më shumë. ” – u shpreh Tahiraj

Sindikalistët u janë drejtuar Presidentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm Kol Hysenaj për heqjen e masave të sigurimit ndaj Besim Musakut dhe Besim Mahmutaj.

Pamje sindikalistët konferencë shtypi, sekretari Ylvi Tahiri./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame