Londra ka shpallur këtë të premte emergjencën shëndetësore, për shkak se rastet me COVID-19 janë rritur shumë dhe spitalet mund të mbingarkohen. Autoritetet kanë bërë me dije se varianti i ri i COVID është përhapur shumë dhe situata nuk është më nën kontrollin e mjekëve.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha se shtretërit e spitaleve në kryeqytet janë drejt ezaurimit dhe brenda pak ditëve gjithçka do të jetë jashtë kontrollit.

Ne jemi duke deklaruar një emergjencë sepse ky virus paraqet një rrezik për qytetin tonë”, tha kreu i bashkisë.

Ndërkohë situata e COVID është e rënduar në të gjithë Britaninë e Madhe pasi është në 5 vendet e para që kanë numrin më të lartë të vdekjeve. Shumë aktivitetet ekonomike janë mbyllur dhe njerëzit nuk lejohet të dalin nga shtëpitë, por sërish rastet e reja me COVID vetëm shtohen.

Në Britaninë e Madhe ka nisur dhe procesi i vaksinimit si nga Pfizer/BioNTech por dhe nga AstraZeneca. Edhe pse një numër i konsiderueshëm qytetarët kanë marrë vaksinën sërish përhapja e COVID nuk është frenuar./tvklan.al