Nesër në orën 16:30, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e Tiranës. Ky takim mes socialistëve është i pesti brenda një jave, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Të Dielën e Shkuar u mbajt Asambleja e PS, ku u votua Kryesia e re e partisë. Një ditë më pas u mblodh Kryesia me në fokus diskutimet për organizimin e kësaj force politike.

Si pasojë e ndryshimeve, jashtë kryesisë u lanë Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. Në aq pak sa zgjati, edhe mbledhja e grupit parlamentar u ‘shfrytëzua’ për të folur mbi seancën plenare të 12 Shtatorit. Para kësaj të fundit, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me krerët e komisioneve parlamentare.

Dita e Enjte ishte aktive për të dyja palët politike, me seancën maratonë në Kuvend, ku u zhvilluan dy interpelanca të rëndësishme. Edhe sot, kreu i qeverisë ndodhet në Elbasan, në një takim informal me deputetë e ministra të majtë.

Theksojmë se Rama vendosi që në zgjedhjet e ardhshme të shkojë me 3 drejtues politikë për Tiranën, Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.

/tvklan.al