Skuadrat që do të marrin pjesë në Kategorinë Superiore U-21, për sezonin 2024-2025, kanë mësuar këtë të premte, kalendarin.

Në shortin e hedhur, java e parë ka rezervuar përballje interesante, aty Bylis luan në transfertë ndaj Korabit, ndërsa Vllaznia pret në shtëpi Dinamon.

Sfidë e bukur mund të konsiderohet edhe ajo mes Egnatias e Erzenit, apo Besa-Tirana.

Edicioni i ri i kampionatit Kategoria Superiore U-21 do të nisë më datë 2 tetor dhe do të ulë siparin më 25 prill 2025. Kampionati do të zhvillohet me dy faza, me sistem vajtje-ardhje.

JAVA E PARË:

Apolonia – AF Elbasani

Korabi – Bylis

Teuta – FK Vora

Egnatia – Erzeni

Vllaznia – Dinamo City

Besa – Tirana

Më poshtë kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet:

Kalendari i Kategorisë Superiore U-21, sezoni 2024-25

/tvklan.al