Arsimtarët: Po fshehim infeksionet, nga frika e heqjes nga puna

Hallet që thanë se nuk ua ka zgjidhur qeveria, këta mësues i qanë me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Tani pikërisht kurohen 18-20 mësues në infektivin e Spitalit të Lushnjës. Kemi edhe mësues të tjerë të cilët kurohen, nuk janë deklaruar. Jo vetëm që nuk deklarohen, por izolimi i këtyre rasteve, nuk është bërë testimi, nuk është bërë testimi që ishte i domosdoshëm, por shkolla vazhdon punon mësimin si të ishte diçka normale”.

Gjejnë 1001 arsye për vetëm e vetëm ta shtyjnë deklarimin që janë të sëmurë me COVID”.

Mësuesit shkojnë me furgona edhe me autobusa pa asnjë kusht të protokollit, pa masa mbrojtëse, një maskë në një autobus që mund të ketë mbi 40 vetë, nuk ka se si të ruhet protokolli apo te furgoni 15 vendesh”.

Për Lulzim Bashën marrja e masave nga ana e qeverisë është jetike për mbarëvajtjen e sistemit arsimor, që mbetet po aq I rriskuar sa bluzat e bardha.

Prej fillimit kërkova testim masiv të gjithë mësuesve kur fillojë sezoni arsimor. marrja e masave në ambientet arsimore, higjienizimi, uji i rrjedhshëm, pastrimi, dezinfektimi dhe maskat. Çfarë i kushton shtetit të blejë mjaftueshëm maska falas për arsimtarët? Kjo është arsyeja se pse duhen protokolle të qarta”.

Kryedemokrati përsëriti premtimin se qeveria e re e dalë nga 25 prilli, do të rrisë buxhetin vjetor për arsimin, duke synuar rrogën minimale 700 euro për mësuesit.

Tv Klan