Kanë kaluar vetëm 24 orë nga shpërthimi i fuqishëm i eksplozivit të vendosur në shtëpinë e kryetarit të  Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu. Ajo çfarë shihet janë rrënojat e banësave të fqinjëve të tij të cilët duken ende të shokuar nga ngjarja dhe që presin një zgjidhje të menjëhershme të situatës por dhe të banesave të tyre. Nga eskpertizat thuhet se tritoli i vënë peshonte rreth 6 kilogramë dhe ka qënë një fat tepër i madh që nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

Pamje nga pallati i shkatërruar i Fehmi Abdiut ku u vendos bomba./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj