Shifrat e infektimeve në Kosovë vijojnë të rriten teksa akoma nuk kanë arritur vaksinat kundër Covid-19.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Klan News, gazetarja Blerta Berisha ka raportuar mbi situatën pandemike në Kosovë, teksa ka theksuar se është miratuar strategjia se si do vaksionohet popullata, por vaksinat nuk janë askund.

Më tej ajo është shprehur se nuk dihet se kur do të arrijnë vaksinat anti-Covid në Kosovë.

Pyetje: Një ngërç i madh atje tek ju, nuk po gjenden tratativat për vaksinën. Si po ecën ky proces? Çfarë thonë aktorët kryesorë?

“Për më tepër nuk kemi transparencë, nuk kemi njoftime zyrtare se për çfarë arsye është zvarritur i gjithë ky proces, kur Ministri i Shëndetësisë pati njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook, se është arritur marrëveshja me kompaninë Pfizer për dhurimin e mbi 500 mijë vaksinave.

Por më pas, të nesërmen dolën në një konferencë bashkë me kryeministrin në detyrë, Abdullah Hotin dhe thanë se janë siguruar 1 milionë e 800 mijë vaksina. U tha se do të arrijnë në Shkurt, por kanë mbetur më pak se 5 ditë dhe do të arrijmë në muajin Mars dhe vaksinat nuk janë askund.

Nuk ka informacione të sakta përse është zvarritur ky proces, ndërkohë është miratuar edhe strategjia se si do vaksionohet popullata, stafi mjekësor, por vaksinat nuk janë askund dhe nuk e dimë me saktësi se kur do të arrijnë vaksinat në Kosovë.

Pyetje: Si është situata e 24 orëve të fundit përsa i përket numrit të të prekurve nga Covid tek ju?

Gjatë 24 orëve të fundit kemi një rritje të lehtë të të prekurve me Covid, janë mbi 360 raste, ndërkohë që deri dje kishim më pak se 300 raste. Kjo ishte e pritur për shkak se gjatë fushatës zgjedhore nuk janë respektuar fare masat anti-Covid nga partitë politike”.

Klan News