Një avokat dhe politikan i famshëm Rudy Giuliani 76 vjeç që tani udhëheq përpjekjet e Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, është turpëruar para publikut. Atij filloi t’i rridhte boja e errët tek dy faqet gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme në lidhje me pretendimet për mashtrim elektoral në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan në Washington .

Giuliani kaloi më shumë se një orë duke folur me gazetarët dhe djerësa e tij bëri që t’i rridhte boja e errët në fytyrë. Ai shpesh here i fshinte me një shami të bardhë, por ishe e pamundur që kamerat mos ta kapnin këtë moment i cili u bë viral në mediat sociale. /tvklan.al