Skënderbeut i shpëtoi humbjes me Tiranën në momentet e fundit. Sfida e luajtur të shtunën në Korçë përfundoi në barazim 1 – 1. Edon Hasani realizoi në pjesën e parë për bardheblutë, ndërsa Otto John shënoi në minutat e fundit për korçarët. Një rezultat deri diku pozitiv për Tiranën para derbit me Partizanin që do të luhet javën e ardhshme.

Luftëtari arriti fitoren e parë në këtë sezon, duke e marrë edhe pikët e para. Skuadra gjirokastrite mundi Teutën me rezultatin 3 – 1. Një nisje e mbarë e Gentjan Mezanit në stolin e Luftëtarit. Trajneri vlonjat zëvendësoi sllovenin Milosh Kostiç.

Futbollistët e Luftëtarit shënuan 3 herë me Shkurtajn, Rrapon dhe Miljoslav para se t’i lejonin sulmuesit të Teutës, Latif të realizonte me penallti. Durrsakët luajtën për më shumë se 20 minuta me 10 futbollistë, pasi u largua nga fusha me karton të kuq.

Java e pestë mbyllet të dielën.

Tv Klan