Këshilli Bashkiak zgjedh emrin, ‘Kukës Arena’ impianti më i ri sportiv në vend

Pas shumë vitesh në migrim, skuadra e Kukësit do të rikthehet t’i zhvillojë ndeshjet e saj në shtëpi. Stadiumi i ri është në fazën përfundimtare të saj, teksa tashmë Këshilli Bashkiak i Kukësit ka vendosur edhe për emrin që do të mbajë ky impiant.

Skuadra verilindore do i luajë ndeshjet e saj në “Kukës Arena”, një impiant modern që do të jetë i gatshëm të presë ndeshje dhe të Kupave të Europës. Stadiumi “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë.

Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të mbajë emërtimin Zeqir Ymeri, siç edhe e kishte emrin impiant dhe Gramoz Palushi.

Ndërkaq, punimet në fushën stërvitore po ecin me ritme të shpejta dhe në kujtim të futbollistit 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë një ndeshje miqësore me të rinjtë e Kukësit, ky kompleks do të quhet “Kompleksi Stërvitore Ilirjan Thaçi”.

Klan News