Në një bisedë rreth talentit dhe punës, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi u pyet në “Aldo Morning  Show” në Tv Klan edhe rreth 24 orëve të tij të ditës. Përtej daljeve në emisione, podiume apo protesta, Këlliçi tregon fillimin e rrugëtimit të tij menjëherë pas përfundimit të studimeve në SHBA dhe kthimit në Shqipëri. Ai kujton se asokohe nuk kanë munguar as njerëzit që i kanë mbyllur derën.

Belind Këlliçi: Më kanë pyetur jashtë mase, por edhe ata që janë bashkëpunëtorë ose janë miq e dinë rendimentin. Kur vijnë në orën 9 të mëngjesit dhe të shohin në zyrë, në punë dhe kur vijnë në orën 9 të darkës të shohin prapë në zyrë ose të shohin në emision, por në emisione këto vitet e fundit se për shkak të rritjes së aktivitetit publik në njëfarë mënyre, por më përpara ka qenë një punë e jashtëzakonshme terreni, kur të shohin ditë të shtune, ditë të  diele në punë e kuptojnë se çfarë ndodh.Unë jam kthyer në 2009 në Shqipëri, kam ardhur pas studimeve që i përfundova në SHBA dhe nuk kam njohur askënd në Partinë Demokratike në sensin personal, i kam njohur figurat publike etj. Nuk është se më ka hapur dikush derën, përkundrazi më është mbyllur dera kur kam ardhur dhe për këtë nuk kam komplekse, e kam thënë përherë.

Aldo: Ta kanë përplasur derën?

Belind Këlliçi: Patjetërqë po.

Aldo: Kush?

Belind Këlliçi: Mos të hyjmë në emra.

Këlliçi shton se gjithçka e nisi pa pretendime, pavarësisht prejardhjes nga një familje tiranase apo rrethit shoqëror. “S’më shtruan tapet të kuq”, shprehet ai ndërsa kujton edhe sakrificat që i është dashur të bëjë për profesionin e tij të cilat do t’i mbajë mend gjithmonë.

Belind Këlliçi: Orët e jashtëzakonshme, javët pa të shtunë dhe pa të diel, ditët pa asnjë lloj orari.

Aldo: Sanduiç, byrek me dhallë.

Belind Këlliçi: Ajo s’bëhet fjalë. Vetëm në fushatën e vitit të kaluar që garoja për kryebashkiak në Tiranë,  pjesa kryesore e ushqimit ishte ndalo diku ha një sanduiç, ndalo ha në këmbë se s’ke kohë, patjetër. Ajo që mbaj mend janë protestat e jashtëzakonshme dhe qëndresa pafund, e kam seriozisht këtë, me qindra e qindra djem që janë goditur e arrestuar nga radhët e FRPD në këto 12 vite që kemi hyrë në opozitë. Çfarë do të thotë, në 7 vite që unë kam drejtuar forumin rinor, pjesën kryesore, barrën kryesore edhesot për hir të së vërtetës, të protestave, të organizimeve, të terrenit, të përballjeve,e ka mbajtur rinia, e mban rinia, e mbajnë të rinjtë dhe e lodhshme, sinqerisht, përherë pjesa kur ti shkon në protestë, shkon me të rinj, merr pjesë dhe e di fare mirë që pavarësisht se protesta është paqësore, mund të ketë  momente tensioni etj por që asnjëherë nuk eskalojnë në pikën që do të ndalohet dikush, ti e di që do e përfundosh ditën jo kur të mbarojë protesta, por do e përfundosh në komisariat duke u interesuar për të rinjtë, duke ndjekur të rinjtë dhe shpeshherë ka pasur raste që kemi qenë në procese gjyqësore./tvklan.al