Autoriteti i Medikamenteve në SHBA aprovon përdorimin e AirPods2 edhe si kufje për dëgjimin. Me implementimin edhe të një software, AirPods2 të modelit të fundit do të jenë plotësisht funksionale edhe si aparate akustikë për personat që nuk dëgjojnë dhe të ndihmojnë një numër të lartë personash që kanë shqetësime apo problematike me dëgjimin.

Këto aurikularë janë në gjendje të rrisin frekuencat e tingujve të caktuar, si zërat, dhe të minimizojnë në të njëjtën kohë zhurma të tjera mjedisore.

Apple ka bërë të ditur se sistemi i sapo aprovuar do të bëhet funskional vetëm nëpërmjet një përditësimi të thjeshtë të software të kufjeve.

Gjithashtu klientët mund të kryejnë edhe test të dëgjimit nëpërmjet kompanisë, në mënyrë që AirPods Pro2 të kenë specifikat e tyre për çdo klient sipas nevojës. Për përdorimin e tyre, FDA pas aprovimit bën të ditur se nuk është nevojshme receta mjekësore për blerjen dhe përdorimin e tyre.

Klan News