Freskida Miloti, farmacistja dhe prezantuesja e njohur, është nënë e dy djemve me një diferencë të konsiderueshme në moshë pasi janë 16 dhe 3 vjeç. Duke ndarë përvojën e saj të mëmësisë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ajo shprehet se fillimisht nuk kanë xhelozi mes tyre dhe i madhi tregon kujdes të veçantë ndaj të voglit.
Megjithatë, Freskida thotë se kjo shton përgjegjësinë e prindërve ndaj djalit të madh sepse edhe mosha ku ndodhet është mjaft delikate. Prezantuesja shprehet se shpesh e gjen veten duke lundruar mes dy botëve të ndryshme: bisedave prej të rriturish dhe lojërave fëminore.
Freskida Miloti: Aktualisht, po përjetoj dy botë të ndryshme dhe ka më qetësi, ka më harmoni, jam shumë e sigurt që do të kishte rrëmujë shumë të madhe dhe mes njëri-tjetrit do të ekzistonin këto xhelozitë e njohura. Unë vetë kam një historik të tillë dhe e kam thënë gjithmonë, dy vëllezërit e mi kanë shumë diferencë me mua dhe thosha unë nuk do të doja të përsëritej e njëjta histori me familjen time, me fëmijët e mi sepse unë e kam vuajtur pak diferencën në moshë dhe deshi, s’deshi, ndodhi.
Kanë diferencë me njëri-tjetrin, por e lexojnë ndryshe sepse mbase diferenca mes vëllait dhe motrës ëshë më ndryshe, pra vëllai im i madh ishte më protektiv, kishte një vëmendje tjetër, ndërsa djali im i madh ka një tjetër natyrë, qasje, edhe kohërat kanë ndryshuar, pa diskutim, por patjetër që ai ka një dashuri të jashtëzakonshme, i duket gati-gati si një fëmijë që ai po i përkushtohet tani dhe ka një përgjegjësi më të madhe dhe ne gjithmonë i tërheqim vëmendjen që duhet të jetë absolutisht shumë i mirë sepse do të jetë modeli më i mirë i vëllait të vet këështu që në këtë aspekt mendoj që unë, flas për vete, si bashkëshorti, si unë, të dy kemi një përgjegjësi shumë të madhe për këtë 16-vjeçarin që ka komplet të tjera dëshira, një përjetim tjetër emocionesh, hormonet bëjnë të vetën, përgjegjësi në shkollë, ndërsa ky tjetri, pra e gjej veten shpeshherë, një moment duke u bërë si shoqe me këtë të madhin dhe në një moment, në fragment minutash unë duhet të shkoj tek i vogli duke luajtur me lodrat, duhet të futem në role të ndryshme./tvklan.al