Për të dhënë mendimin e tyre lidhur me temën e ditës nëse fëmijët duhen me diferencë të madhe apo të vogël nga njëri-tjetri, në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishin të ftuara Nisida Tufa dhe Freskida  Miloti.

Spikerja Nisida Tufa i ka fëmijët me një largësi kohore 21 muaj nga njëri-tjetri. Ajo tregon se nuk ishte e përgatitur për të pritur djalin e vogël dhe reagimi i saj i parë ishte të qante kur mësoi për shtatzëninë. Nisida thotë se ka pasur shumë ndihmë dhe kjo është shumë e rëndësishsme pasi në duart e tua ke dy bebe.

Nisida Tufa: Kur unë kam mbetur shtatzënë me djalin e vogël  kam filluar të qaj njëherë sepse nuk ndihesha gati fare, e kisha ende foshnje djalin e madh. I kam djemtë… i madhi bën 14 marsin tjetër, kurse Joni bën 12 në dhjetor, pra pak a shumë 21 muaj. Por gjithmonë fëmija është bekim dhe mbaj mend fjalët e mamit, të vjehrrës që thoshin ‘po s’ka  gjë se do të rriten bashkë’, por është shumë e vështirë dhe sidomos po mos të kesh ndihmë bëhet shumë më e vështirë. Unë kam pasur ndihmë të jashtëzakonshme.

Aldo: Për më tepër në zanatin që ke.

Nisida Tufa: Kam pasur ndihmë, duhet theksuar edhe kjo pjesa që unë e kam lënë djalin e vogël 2 muaj e gjysmë në shtëpi dhe shkova e dhashë lajmet. Është shumë e vështirë kur janë dy fëmijë të vegjël. Ke dy bebe që thuajse janë si binjakë./tvklan.al