Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Baza socialiste e Elbasanit, i ka dërguar një telegram kryetarit të PS Fatos Nano, ku e kundërshton kandidaturën e Hysen Domit, për kryetar bashkie. 20 drejtues të organizatave bazë të PS, që përfaqësojnë sipas tyre mbi një mijë anëtarë partie në rajonet 2,3 dhe 4 të qytetit, e kanë kundërshtuar kandidaturën e Hysen Domit, që në ditën e parë të njohjes me të.

Ata kanë kërkuar takim me kryetarin e PS në këtë degë Agim Leka dhe i kanë dërguar telegrame dhe kryetarit Fatos Nano. Por kryetari i PS në Elbasan Agim Leka është shprehur se situata nuk është alarmante, megjithatë ai ka pranuar kundërshtimet.

Sipas kryetarit të PS Agim Leka, kritikat janë të drejta, ato u drejtohen drejtorëve, nëpunësve të bashkisë dhe rajoneve, të cilët kanë sjellë shqetësim për qytetarët. Vetë kryetari i PS Agim Leka, i ka kërkuar kryebashkiakut aktual Hysen Domi, që të thellojë reformën në bashkinë e Elbasanit.

Agim Leka:- “Unë do konsideroja dhe ky është edhe mendimi i kryesisë së PS së Elbasanit, e cila u mblodh për këtë çështje, se është një klikë e drejtë, më shumë është kritikë, se sa është kundërshtim, sepse kritika drejtohet ndaj disa nëpunësve të administratës së bashkisë, nëpunësve të rajoneve të qytetit të Elbasanit, të cilët me punën e tyre, me profesionalizmin dhe qëndrime jo shumë qytetare, kanë krijuar shqetësime tek qyetatarët në qytetin e Elbasanit”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj