“Puna për implementimin e Kodit të ri Zgjedhor po shkon mirë”

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka patur një takim online me kryekomisionerin shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashki këtë të mërkurë. Në një postim në rrjetet sociale, Soreca shprehet se puna po shkon mirë për implementimin e Kodit Zgjedhor. Por mbi të gjitha ambasadori i BE-së bën thirrje që të rinovohen kartat e identitetit përpara zgjedhjeve. Sipas tij, rinovimi i dokumenteve biometrike mbetet një tjetër sfidë e madhe.

Ilirjan Celibashi

“Shkëmbim i mirë me kryekomisionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi tek OSBE. Puna po shkon mirë në implementimin e Kodit Zgjedhor bazuar në reformën e  5 Qershorit. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike është sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë me urgjencë kartat e identitetit përpara ditës së zgjedhjeve”, thotë Soreca.

Kujtojmë që më herët edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë sa më shpejt dokumentet biometrike në mënyrë që të votojnë për zgjedhjet e 25 Prillit./tvklan.al