Inter dhe Milan kërkojnë fitoren

Më shumë se 75 mijë spektatorë do të ndjekin sot në ‘San Siro’ derbin e Milanos. Përballja e 225 mes Inter dhe Milan është një mundësi e mirë për të qenë pranë objektivave.

Zikaltërit do të kërkojnë të përfitojnë nga ndalesa e Juventus për të qenë në krye, ndërsa kuqezinjtë që të afrohen me zonën e Europës.

Diferenca mes rivalëve të përjetshëm këtë sezon është 19 pikë, por kjo nuk ka rëndësi në një sfidë të tillë. Një duel edhe mes sulmuesve Lukaku dhe Ibrahimoviç, pasi Lautaro Martinez është i pezulluar.

Ibra është një njohës i mirë i derbit të ‘Madoninës’, pasi ka veshur të dy fanellat dhe pavarësisht moshës, pritet të japë sërish tonin në fushë. Takimi i parë i këtij sezoni përfundoi me fitoren 2 – 0 të Inter, por çdo derbi është një histori më vete.

Tv Klan