Prokuroria e posaçme lexon konkluzionet përfundimtare edhe për 3 anëtarët e KVO-së

Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pas gati 1 vite hetime ka relatuar para gjykatës konkluzionet përfundimtare për ish-drejtorin e përgjithshëm të Radio-Televizionit publik Shqiptar, Thoma Gëllçi dhe të 3 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. 

SPAK kërkon që Thoma Gëllçi të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për të kërkohet cilësimi fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe dënimin e tij me 1 vit e 8 muaj burg.  Ndërsa për 3 anëtarët e KVO-së prokuroria kërkoi që të mbyllen në qeli për 12 muaj.

Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij institucioni u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro. Thoma Gëllçi gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve ka sqaruar se e ka bërë zgjatje të kontratës me kompaninë, duke nënvizuar faktin  është një procedurë që e parashikon ligji i prokurimit.

Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë abuzuar me fondin prej rreth 87 milionë Lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro. Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.

Klan News